Lukaku-Lautaro, super dyshja që riktheu Interin te titulli pas 11 vitesh

03.05.2021 21:24

Lukaku-Lautaro, super dyshja që riktheu Interin te titulli pas 11 vitesh

Interi më në fund mund të festojë dhe shijojë suksesin ne titullit kampion në Seria A. Një titull që, pa ia hequr asnjë protagonist tjetër ekipit zikaltër, mban logon e dyshes sulmuese: Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez. Për vite me radhë Interi nuk mund të mburrej se kishte një binom sulmues të një kalibri dhe harmonie të tillë.

Një përzierje e teknikës, garës, talentit, emocioneve dhe shpirtit ekipor. Romelu Lukaku ka luajtur 33 ndeshje në Serie A këtë sezon, që do të thotë se humbi vetëm një ndeshje, atë kundër Parmës, me një dëmtim të kërcellit të këmbës. Nga këto 33 sfida, ai ka luajtur 30 nga fillimi, duke u hyrë si zëvendësues në tri të tjerët. Shifrat flasin për një sulmues thjesht “total”. Kjo do të thotë se përveç shënimit të një numri të madh golash, 21 në këtë Serie A, belgu ishte gjithashtu protagonist duke dhënë 10 pasime goli për shokët e tij të skuadrës. Sulmuesi i parë dhe finalizues, fizikisht i papërballueshëm.

 
Pjesa më e madhe e titullit zikaltër i përket Romelu Lukaku. As Lautaro Martinez nuk mbetet pas. Argjentinasi ishte edhe më i qëndrueshëm se Lukaku, kurrë nuk kishte një problem fizik dhe luajti të 34 ndeshjet e këtij kampionati. Gjithashtu, pati një kontribut të madh si për golat, e​​dhe asistet: 15 gola dhe 5 pasime fituese për shokët e tij të skuadrës. Ai mori pjesë, pra, në 20 gola për ekipin e Antonio Conte. Në realitet, forca e vërtetë e ekipit zikaltër ishte pikërisht kjo dyshe sulmuese, që së bashku kanë qenë një problem i madh për kundërshtarët. Ata gjithmonë kanë luajtur për njëri-tjetrin dhe gjithnjë duke ruajtur një nivel shumë të lartë sakrifice për ekipin. Janë binomi që kanë “fytyrën” e Antonio Contes, për mënyrën se si duhet të sillen në fushën e lojës.
 

x