Man City triumfon me vuajtje ndaj Dortmundit (VIDEO)

06.04.2021 23:01

Man City triumfon me vuajtje ndaj Dortmundit (VIDEO)

Manchester City triumfoi 2-1 në duelin e parë kundër Dortmundit duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.

De Bruyne zhbllokoi shifrat në minutën e 19-të me një kundërsulm të shpejt.

Verdhezinjtë befasuan 6 minuta nga fundi duke barazuar shifrat me Marco Reus.

Në fundin e kohës së rregullt, talenti anglez, Foden riktheu ekipin e Guardiolës në avantazh. Sfida e kthimit do të luhen pas një jave.

x