Manchester City e nis fazën e grupeve të LK me takimin ndaj RB Lepzigut – formacionet e mundshme

15.09.2021 11:50

Manchester City e nis fazën e grupeve të LK me takimin ndaj RB Lepzigut – formacionet e mundshme

Manchester City dhe Rasenball Sport Leipzig do të takohen në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Etihad”, me Citizens që shihet si favorit në letër.

Për këtë ndeshjes, Citizens do të jenë pa Zack Steffen që është i infektuar me coronavirus, Benjamin Mendy po përballet me akuza për përdhunim.

Në anën tjetër, RB Leipzig, do të ketë mungesa si Marcel Halstenberg dhe Marcelo Saracchi, që janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Ederson, Zinchenko, Dias, Stones, Walker, De Bruyne, Rodri, Gundogan, Mahrez, Sterling, Torres.

Formacioni i mundshëm i RB Leipzig: Gulacsi, Angelino, Simakan, Orban, Klostermann, Adams, Haidara, Nkunku, Forsberg, Szoboszlai, Silva.

x