Mathaus kritikon Kroos: Ul shpejtësinë e aksionit dhe ritmin e lojës

20.07.2021 18:06

Mathaus kritikon Kroos: Ul shpejtësinë e aksionit dhe ritmin e lojës

Është mësuar gjithmonë të dëgjojë lavde për atë që bën në fushën e lojës, por ndodh që Toni Kross të përballet edhe me kritika. Mesfushori gjerman ka përfunduar në “shënjestrën” e Lothar Mathaus, që në një intervistë për “Kicker” ka kritikuar jo pak stilin e lojës së futbollistit të Manchester United.

Ish futbollisti i Gjermanisë, Bayernit të Mynihut e Interit, ka deklaruar se nuk i pëlqen aspak stili i lojës së Kroos, duke shtuar se sa herë që gjermani prek topin, aksioni humb ndjeshëm shpejtësinë.

“Nuk kam asgjë personale me Kroos, por nuk më pëlqen stili i tij i lojës. Nuk është më në lartësinë e më të mirëve. E kemi parë edhe në Europian dhe nuk bëhet fjalë vetëm për shpejtësinë e futbollistit, por edhe atë të përdorimit të topit. Bën mjaftueshëm mirë me një apo dy prekje, por sa herë që ai merr topin, aksioni ngadalësohet ndjeshëm dhe loja humb ritmin”, u shpreh Mathaus.

Mesfushori Toni Kroos iu bashkua përfaqësueses gjermane në 2010-ën dhe që atëherë luajti plot 106 ndeshje, teksa menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Europian, njoftoi tërheqjen nga “panzer”-at, me arsyetimin se dëshiron t’i dedikojë më shumë kohë familjes.

Futbollisti 31-vjeçar ia doli të shpallej kampion bote me Gjermaninë në verën e 2014-ës dhe gjithashtu numëron tituj të shumtë me Bayernin e Mynihut dhe Realit të Madridit.

x