Mbrojtësi i Bayern Munich mund të përfundojë në burg, pasi e shkeli urdhrin e gjykatës

14.10.2021 10:04

Mbrojtësi i Bayern Munich mund të përfundojë në burg, pasi e shkeli urdhrin e gjykatës

Mbrojtësi i Bayern Munich dhe Francës, Lucas Hernandez, mund të përballët me gjashtë muaj burgim, për shkak se e kishte shkelur një urdhër të gjykatës nga viti 2017.    

Hernandez ishte arrestuar në shkurt të vitit 2017 për shkak të një përleshjeje me të dashurën e vet të atëhershme, e cila kishte përfunduar në spital si pasojë.

Gjykata i kishte urdhëruar që të dy të mos i afroheshin njëri-tjetrit dhe t’i shërbenin komunitetit ku jetonin për një kohë të caktuar.

Por vetëm pak muaj më vonë, ata shkuan në pushim së bashku. Hernandez u ndalua në aeroportin e Madridi pas kthimit nga pushimi.

Ish e dashura e tij nuk u arrestua sepse e kishte kryer edhe zyrtarisht dënimit që ia kishte shqiptuar gjykata.

Si pasojë, në dhjetor 2019 Hernandez, i cili në kohën e incidentit ishte lojtar i Atletico Madridit, u dënua me gjashtë muaj burgim nga gjykata e Madridit.

Duke qenë se kjo nuk ishte shkelja e tij e parë, gjykata nuk qe në gjendje t’ia ulte dënimin atij, që nënkupton se Hernandez duhet patjetër ta vuajë dënimin në burg.

Ai do të dalë para gjykatës të martën më 19 tetor dhe do t’i ketë 10 ditë kohë për të raportuar vullnetarisht në burg.

25-vjeçari, për të cilin Bayerni i pagoi 80 milionë euro më 2019, e ka ndërmend të ankohet ndaj vendimit të gjykatës.

x