Messi nuk shërohet ende nga Covid – mungon në sfidën ndaj Brestit në fundjavë

13.01.2022 20:20

Messi nuk shërohet ende nga Covid – mungon në sfidën ndaj Brestit në fundjavë

Lionel Messi është përjashtuar nga përballja e PSG-së me Brestin këtë fundjavë pasi ai vazhdon të rikuperohet nga Covid-19, sipas raportimeve.

Messi, 34 vjeç, ishte në mesin e katër lojtarëve të PSG-së që rezultuan pozitivë për virusin pasi u kthyen nga pushimet e tyre dimërore javën e kaluar.

Si dhe argjentinasi, Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala të gjithë u infektuan me Covid ndërsa ishin larg gjatë Krishtlindjeve.

Një anëtar i stafit të Mauricio Pochettinos gjithashtu mendohet se ka kthyer një test pozitiv.

Të katër lojtarët munguan në ndeshjet e tyre të kthimit kundër Vannes dhe Lyon javën e kaluar, por kishte shpresë se ata do të ishin sërish të aftë për takimin e tyre me Brestin të shtunën mbrëma.

Megjithatë, ESPN Argjentina po raporton se Messi nuk do të përfshihet në atë ndeshje pasi ai vazhdon rikuperimin e tij nga Covid.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu nuk do të niset për detyrën ndërkombëtare me Argjentinën në fund të muajit, thuhet në raport.

Në vend të kësaj, Messi do të qëndrojë në Paris dhe do t’i kushtojë përpjekjet e tij për të rindërtuar aftësinë e tij të ndeshjes për skuadrën e Mauricio Pochettino.

Lajmi është një goditje për Argjentinën, e cila ka ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Botërorin kundër Kilit dhe Kolumbisë që do të vijnë më 28 janar dhe 1 shkurt.

Messi, i cili ka shënuar vetëm një gol në ligë që kur u bashkua me PSG verën e kaluar, e kaloi pushimin e tij dimëror në shtëpi në Argjentinë.

Pochettino zbuloi të dielën se ai do të qëndrojë në vend derisa të rezultojë negativ për Covid, që do të thotë se data e tij e kthimit është ende e panjohur.

x