Messi sot nënshkruan kontratën e re me Barcelonën

05.08.2021 12:34

Messi sot nënshkruan kontratën e re me Barcelonën

Leo Messi do të mbetet pjesë e Barcelonës.

 
Pas shumë spekulimeve, Messi ka vendosuar të vazhdojë kontratën me Barcelonën.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, babai i futbollistit njëkohësisht edhe agjenti Jorge Messi do të takohet sot gjatë ditës me presidentin e katalunasve Joan Laporta për të nënshkruarë kontratën e re.

Ylli i futbollit, ishte pa kontratë që nga 30 qershori kur i skadoi marrëveshja e kaluar me ‘Blaugranët’.

Argjentinasi, ka vendosur të heq dorë nga paga e tij e lartë që të ndihmoj klubin e tij që nuk po kalon periudhë të mirë financiare.

34-vjeçari, do të nënshkruajë sot kontratë të re pesë-vjeçare, ndërsa detajet e marrëveshjes do të bëhen të ditura së shpejti.

x