Milani për pazar në Londër, ideohet edhe shkëmbimi Romagnoli-Firpo

10.06.2021 22:43

Milani për pazar në Londër, ideohet edhe shkëmbimi Romagnoli-Firpo

Pavarësisht rinovimit me Chelsea-n, e ardhmja e Olivier Giroud nuk është e sigurt, pasi Milani vijon të këmbëngulë për shërbimet e sulmuesit francez dhe së fundi ka marrë sinjale pozitive edhe nga drejtuesit e klubit londinez.

Këta të fundit janë shprehur të gatshëm të negociojnë për shitjen e sulmuesit francez kundrejt njē shifre simbolike, ndërsa Paolo Maldini ka kërkuar informacion edhe në lidhje me një transferim të mundshëm të Hakim Ziyech.

Ky i fundit nuk është përshtatur si duhet te Chelsea dhe ka dalë jashtë planeve të Tuchel, ndërsa në Milano e shohin si zëvendësuesin ideal të Hakan Calhanoglu, i cili ka refuzuar rinovimin me kuqezinjtë dhe është në kërkim të një tjetër eksperience.

Pasi mbyllën me sukses transferimine Fikayo Tomorit, drejtuesit e Chelseat dhe Milanit po punojnë tashmë për kalimin te kuqezinjtë edue të Ziyech e Giroud, të cilët Maldini dëshiron t’i marrë përreth 30 milionë euro në total.

Ndërkohë së fundi është hapur një dritare shkëmbimi edhe me Barcelonën, që është vënë në ndjekje të Alessio Romagnolit dhe është gati të ofrojë kartonin e anësorit spanjoll Junior Firpo.

Romagnoli nuk është më titullar në formacionin e kuqezinjve dhe ka refuzuar rinovimin e kontratës, ndaj në Milano do të ishin të lumtur me shkëmbimin, për të mos e humbur me parametra zero një vit më vonë.

x