Milani zyrtarizon numrin 10 për dy sezonet e ardhshme

20.07.2021 16:43

Milani zyrtarizon numrin 10 për dy sezonet e ardhshme

Brahim Diaz do të mbajë numrin 10 të Milanit për dy sezonet e ardhshme, i huazuar nga Real Madrid. Mesfushori spanjoll do të jetë pjesë e nënkampionëve të Italisë deri në verën e vitit 2023.

Pas largimit të Calhanoglu në drejtim të Interit, Milani është vënë në kërkim të një mesfushori me karakteristikat e turkut.

“I lumtur që u riktheva, faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, tha Diaz në prezantimin pas nënshkrimit të kontratës.

x