Mourinho “shpall fajtor” Kumbullën, reagon dhe Cana: Do ta mbajë jashtë finales së Tiranës!

13.05.2022 18:55

Mourinho “shpall fajtor” Kumbullën, reagon dhe Cana: Do ta mbajë jashtë finales së Tiranës!

Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk i kursen batutat në prag të finales së Conference League, që do të luhet më 25 maj në Tiranë. Së fundmi portugezi ka reaguar për një kontakt që ka pasur me Marash Kumbullën në stërvitje.

Me nota humori, portugezi shkruan: “Pasi Rik Karsdorp është bullizuar në rrjetet sociale, duhet të postoja këtë foto dhe them se Kumbulla është fajtor”.

Mbrojtësi shqiptar reagoi po me humor: “Kapa vetëm topin mister”. Duket se në këtë koment, ka zgjedhur të reagojë dhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili nuk i kurseu gjithashtu notat e humorit, duke shkruar: “Jose Mourinho do të mbajë jashtë 11-shes titullarë në finalen e Tiranës”.

x