Ndërpritet derbi i famshëm i Selanikut, policia pushton fushën e lojës pas kaosit nga tifozët (VIDEO)

28.11.2021 22:37

Ndërpritet derbi i famshëm i Selanikut, policia pushton fushën e lojës pas kaosit nga tifozët (VIDEO)

Rikthehen episodet e dhunës në futbollin grek. Ditën e sotme është luajtur derbi i Selanikut mes PAOK dhe Aris me këta të fundit që po fitonin ndeshjen në transfertë.

Tifozët e PAOK nuk e pritën mirë humbjen pasi në minutat shtesë hodhën tymuese, shishe qelqi dhe mjete plasëse në fushë duke ndërprerë sfidën.

Menjëherë pati edhe ndërhyrje të forcave të policisë që ndalën tifozët teksa arbitri tërhoqi ekipet nga fusha e lojës.

Pas pothuajse gjysmë orë ndërprerjeje dhe qetësim të situatës, ekipet luajtën edhe minutat e mbetura të lojës.

 

x