Ndeshja ku mund të fillojë të shkruhet historia

12.10.2021 08:03

Ndeshja ku mund të fillojë të shkruhet historia

Shqipëria është sot (e marte) nikoqir i Polonisë për takimin që luhet në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ndeshja që fillon nga ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, me kuqezinjtë që i pret një takim tejet i vështirë.

Edy Reja ka kërkuar nga lojtarët që të tregojnë personalitet dhe maturi për këtë sfidë, duket e ditur për rëndësinë që ka ky takim.

Edhe Etrit Berisha ka bërë të ditur se ballafaqimi me Poloninë do të jetë i vështirë, mirëpo që do ta kenë një ndihmë të madhe nga tifozët.

Sa i përket përkrahësve, kreu i FSHF-së, Armando Duka ka thënë se të gjitha biletat janë shitur, derisa do të jenë të pranishëm 22 mijë tifozë.

Mungesë e madhe në këtë sfidë për Shqipërinë është Berat Gjimshiti, që theu dorën ndaj Hungarisë dhe do të mungojë për 30 ditë.

Shqipëria është aktualisht në vendin e dytë të Grupit I, me 15 pikë, katër më pak se lideri Anglia, Polonia ka 14, Hungaria me dhjetë, Andorra me tre dhe San Marino ende pa asnjë pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

x