Në Spanjë janë të bindur, Barcelona ka akord me lojtarin e Realit

13.01.2022 17:00

Në Spanjë janë të bindur, Barcelona ka akord me lojtarin e Realit

Barcelona ka arritur një marrëveshje me mesfushorin e Real Madrid-it, Isco për një transferim të mundshëm në verë, “El Chiringuito” raporton se lojtari ka rënë dakord në parim për të kaluar në “Camp Nou”.

Me skadimin e kontratës së spanjollit në fund të sezonit, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta synon që ta marrë si futbollistë të lirë, pasi katalanasit nuk kanë mundësi për të bërë investime të mëdha

Spanjolli mund të luajë pas dy sulmuesve, por edhe në krahët e mesfushës. Nëse lëvizja do të zyrtarizohej, ai do të bëhet lojtari i parë që bën lëvizjen mes dy rivalëve që nga viti 2007, me Javier Saviola që është i fundit që bëri një rrugëtim të tillë.

x