Njihuni me yjet e futbollit që do luajnë në Tokyo 2020!

20.07.2021 16:26

Njihuni me yjet e futbollit që do luajnë në Tokyo 2020!

Futbolli në Olimpiadën Tokyo 2020, nuk do të jetë sporti që do të vjedhë skenën kjo për shkak të limitit të moshës nën 23-vjeç, megjithatë çdo kombëtareje i lejohet të grumbullojë tre lojtarë sipër kësaj moshed he yjet nuk do të mungojnë as në evenimentin madhështor që do të nisë pas pak ditësh në Japoni.

Dani Alves, Marco Asensio dhe Franck Kessie janë vetëm disa nga emrat më të njohur që do të përfaqësojnë vendet e tyre në Olimpiadë. Favorite kryesore për të triumfuar në Tokio 2020 është Spanja që pas eliminimit në gjysmëfinalet e Euro 2020 ka vendosur të shkojë me artilerinë e rëndë edhe në Japoni.

Pikërisht nga skuadra e Luis Enriques përfaqësuesja olimpike ka huazuar disa nga lojtarët më të spikatur si Pedri, Dani Olmo dhe Mikel Oyarzabal të cilëve u shtohen lojtarë të shkëlqyer si Dani Ceballos i Arsenalit dhe Marco Asensio i Realit të Madridit.

Pas Spanjës skuadra tjetër më e kompletuar është Brazili që i është kundërpërgjigjur La Rojas me futbollistë si Antony i Ajax-it, Gabriel Martinelli i Arsenalit e Richarlison i Evertonit, megjithatë ai që do të udhëheqë Seleçaon në fushë do të jetë një veteran si Dani Alves.

Argjentina dhe Franca vinë me skuadra të reja në moshë dhe pa shumë emra të mëdhenj ndërkohë që te Gjermania lojtarët më të spikatur janë Maximilian Arnold i Wolfsburg dhe Benjamin Henrics i Leipzig.

Në vëmendje duhet patur edhe Bregu i Fildishtë që do të ketë në përbërje Eric Bailly të Manchester United dhe Franck Kessie të Milanit të cilët mund të bëjnë diferencën.

x