Pasuesi i Challandes te Kosova, del në skenë një emër i bujshëm

13.10.2021 17:09

Pasuesi i Challandes te Kosova, del në skenë një emër i bujshëm

Kosova vendosi të ndërpresë rrugët me trajnerin Bernard Challandes, pas më shumë se tre vitesh e gjysmë dhe nga dita e sotme drejtuesit e Federatës së Futbollit atje janë vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e 70-vjeçarit zviceran.

Ndonëse është ende herët për të folur për emra konkretë, një ndër ata që po lakohet në orët e fundit, është ai i Giani De Biasit, trajner që shkroi historinë me Shqipërinë, duke e kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Europian.

Tekniku italian aktualisht është në krye të pankinës së Azerbajxhanit, por i skadon kontrata në muajin nëntor dhe palët nuk kanë ndërmend të rinovojnë, pasi edhe rezultatet e De Biasit nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive të azerëve.

Burime për Supersport konfirmojnë se De Biasi është joshur nga ideja për të marrë drejtimin e Kosovës dhe u ka hapur dritën jeshile negociatave, që mund të nisin së shpejti mes palëve.

x