Përfundon pjesa e parë, Prishtina në avantazh ndaj Nomads

20.07.2021 19:06

Përfundon pjesa e parë, Prishtina në avantazh ndaj Nomads

Sapo ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Prishtinës dhe Connah’s Quay Nomads.

Prishtina e ka përmbyllur pjesën e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” me iniciativën e plotë ndaj skuadrës uellsiane, Connah’s Quay Nomads.

Kryeqytetasit patën iniciativën e plotë gjatë pjesës së parë.

Leutrim Kryeziu u lëndua dhe doli nga loja në min 28′ ku u detyrua të dalë nga loja për tu zëvendësuar nga Otto John.

Në fakt pas disa tentimeve nga Prishtina, ishte Xhevdet Shabani i cili përmes një krosimi nga korneri asistoi për Leutrim Bekteshin në min 40′.

Rezultati i pjesës së parë, Prishtina 1 – 0 Connah’s Quay Nomads.

x