Përsëri Rashica, Kosova rikthen avantazhin ndaj Maltës

04.06.2021 19:46

Përsëri Rashica, Kosova rikthen avantazhin ndaj Maltës

Milot Rashica ka shënuar sërish për ta rikthyer epërsinë e Kosovës ndaj Maltës në 2:1.

Pas shumë mundësive, Kosova më në fund e riktheu epërsinë në duelin miqësor ndaj Maltës.

Pas pjesës së parë të mbyllur befasisht në barazim, djelmoshat e Bernard Challandes tani i janë afruar fitores.

Milot Rashica shënoi përsëri për avantazhin e Kosovës në minutën e 84-të. 

x