Pique i jep fitoren e parë Barcelonës në Champions, Salzburgu mund Wolfsburgun (VIDEO)

20.10.2021 21:33

Pique i jep fitoren e parë Barcelonës në Champions, Salzburgu mund Wolfsburgun (VIDEO)

Barcelona ka arritur që të marrë më në fund fitoren e parë në Champions në këtë sezon. Skuadra katalanase mori sukses minimal 1-0 ndaj Dinamo Kiev në “Camp Nou”. Golin e vetëm e shënoi Gerard Pique në minutën e 36-të duke shfrytëzuar më së miri një asist të Jordi Albas.

Në ndeshjen tjetër Salzburgu fitoi 3-1 ndaj Wolfsburgut. Adeyemi dhe një dopietë e Okafor ishin autorët e golave në suksesin ndaj skuadrës gjermane, që do të realizonte vetëm një gol nderi me Nmecha. Salzburgu merr kreun e grupit G me 7 pikë. 


x