Portieri i Atalantas arrin në Londër, pritet te firmos me Tottenham-in

22.07.2021 21:21

Portieri i Atalantas arrin në Londër, pritet te firmos me Tottenham-in

Portieri i Atalantas, Pierluigi Gollini ka arritur në Londër për ta kompletuar transferimin e tij tek Tottenham Hotspur.

Gollini shihet si e ardhmja pasi që Hugo Lloris ka mbushur 35 vite dhe “Spurs” po kërkojnë për të siguruar një alternativë më afatgjate.

Ai u pyet nga gazetarët për aventurën e re.

“Jam shumë i lumtur. Sigurisht, ishte e vështirë të largohesha nga një vend që ishte si një shtëpi dhe familje e dytë. Falënderoj Bergamon, pasi u ndjeva i mirëseardhur atje, por tani do të filloj një aventurë të re”, tha Gollini.

“Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës Tottenhamit për këtë mundësi të madhe që ma kanë dhënë. Hugo Lloris është kampion i Kupës së Botës, kështu që është një nder për mua të luaj me të dhe të mësoj nga ai”, deklaroi Gollini.

Marrëveshja për Gollinin fillimisht pritet një huazim dy-vjeçar për italianin dhe pastaj me të drejtë blerje prej 15 milionë eurosh.

Megjithatë, Tottenham mund ta ushtrojë të drejtën e blerjes para përfundimit të huazimit.

x