PSG fiton me dopietat e Messit dhe Mbappe, City mundet nga Leipzig (VIDEO)

07.12.2021 21:36

PSG fiton me dopietat e Messit dhe Mbappe, City mundet nga Leipzig (VIDEO)

PSG e ka mbyllur me një fitore spektakolare 4-1 ndaj Club Brugge fazën e grupeve. Te skuadra parisiene shkëlqyen Kylian Mbappe me dy gola të shënuar në 7 minutat e para. Nuk do të mungonte as Lionel Messi, i cili do të shënonte po dy gola, me të dytin që do të vinte nga pika e bardhë. Te skuadra belge golin e vetëm e shënoi Mats Rits.

Manchester City ndërkohë u mund 2-1 në duelin e fundit nga Leipzig. Szoboszlai dhe Andrea Silva shënuan për skuadrën gjermane. Te “qytetarët” do të realizonte golin e vetëm Mahrez çerek ore nga fundi i ndeshjes. Kyle Walker u ndëshkua me karton të kuq pak minuta më pas. Gjithsesi City e mbylli në vendin e parë, me një pikë më shumë se PSG.


x