Ramsdale apo Leno, Arteta tregon se cili do të jetë numri një i Arsenalit

18.09.2021 12:44

Ramsdale apo Leno, Arteta tregon se cili do të jetë numri një i Arsenalit

Arsenali nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Skuadra londineze pësoi tri humbje radhazi në Ligën Premier, derisa fundjavën e kaluar u këndellën duke mposhtur 1-0 Norwich Cityn.

Por në atë takim pati ndryshime edhe në portë, ku Bernd Leno u ul në bankën rezervë dhe vendin e tij e zuri Aaron Ramsdale.

Duket se portieri anglez i ardhur nga Sheffield United ka fituar besimin e Mikel Artetas për të qenë portieri i parë i klubit.

23-vjeçari anglez pritet të jetë edhe sot titullar ndaj Burnleyt dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Mikel Arteta.

“Ne duhej të ndryshonim diçka pas tri humbjeve dhe Aaron ka ardhur këtu për të na bërë më të mirë”, tha Arteta.

Duket se trajneri spanjoll është bindur nga portieri i talentuar anglez që do të vazhdojë të mbetet numri një i Topçinjve.

“Ne kishim nevojë për një rezultat të mirë dhe vendosa për Ramsdalen. Kjo ështëe gjitha dhe nuk kam se çfarë të shtoj më shumë”, u shpreh spanjolli.

Për Ramsdalen ndeshja ndaj Burnleyt pritet të jetë e treta në portë te Arsenali, pasi ai bëri një paraqitje të madhe edhe në Carabao Cup në fitoren 0-6 të Arsenalit ndaj West Bromwich Albion. 

x