Real Madrid – Bilbao: Statistikë e tmerrshme për ‘Los Blancos’ në finalet ndaj baskëve

14.01.2022 09:13

Real Madrid – Bilbao: Statistikë e tmerrshme për ‘Los Blancos’ në finalet ndaj baskëve

Real Madrid dhe Athletic Bilbao janë kualifikuar në finale të Kupës së Mbretit.

 
‘Los Blancos’ mposhtën skuadrën e Barcelonës në gjysmëfinale, derisa Athletic triumfuan ndaj Atletico Madrid.

Tani, një finale e nëntë mes Bilbao dhe Real Madrid është në ardhje. Tetë të tjerat flasin në favor të Bilbao. Madje, bindshëm.

Real Madrid the Athletic Bilbao kanë luajtur tetë finale mes vete, para kësaj që po afron.

Nga ato tetë finale, gjashtë herë ka fituar skuadra e Bilbao, kurse vetëm dy herë skuadra e Real Madrid.

Reali vjen me një formë të lartë këtë edicion, por historia flet në favor të baskëve.

Mbetet të shihet nëse skuadra e Ancelotti do të përmirësojë rekordin.

x