Real Madrid hidhet sërish në sulm për bomberin Lewandowski!

11.06.2021 18:05

Real Madrid hidhet sërish në sulm për bomberin Lewandowski!

Robert Lewandowski nuk është vetëm një thashetheme në merkato. Siç raporton gazeta “AS” sulmuesi polak është në kërkim të një sfidë të re pas 7 sezoneve në nivele të larta te Bayerni në Gjermani.

Pengesa e parë është klubi i kampionëve të Gjermanisë, që nuk kërkojnë të privohen nga ylli i tyre. Lewandowski ka kontratë deri në vitin 2023.

Në garë për shërbimet e bomberit janë dhe skuadra të tjera të mëdha, teksa në Angli, United, City dhe Chelsea janë gati që të bëjnë çmenduri në merkato, ndërkohë që PSG si gjithmonë është i vëmendshëm në raste të tilla. I mbetet polakut të vendosë nëse do të qëndrojë, apo do të nisë një aventurë të re.

x