Reali fiton aktin e parë kundër Liverpoolit (VIDEO)

06.04.2021 22:59

Reali fiton aktin e parë kundër Liverpoolit (VIDEO)

Real Madrid bën një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së Champions League, teksa ka fituar 3-1 sfidën e parë kundër Liverpoolit.

Ishte një duel që ashtu siç pritej do të dhuronte shumë emocione. Vinicius Junior zhbllokoi rezultatin në minutën e 27-të me një kontroll të bukur, pas një asisti shumë të bukur të Toni Kroos. 9 minuta më pas skuadra madrilene do të dyfishonte shifrat me Asension që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së ekipit anglez.

Në fillimin e pjesës së dytë Liverpooli rihapi ndeshjen me Mohamed Salah që ishte në kohën dhe në vendin e duhur për të ndëshkuar madrilenët në zonë. Gjithsesi Reali do të thellonte sërish rezultatin në minutën e 65-të me Vinicius Junior që realizoi me një goditje të saktë brenda zonës.

x