Reali fiton “El Clasicon” ndaj Barcelonës pas 120 mintuash dhe shkon në finalen e Superkupës (VIDEO)

12.01.2022 22:44

Reali fiton “El Clasicon” ndaj Barcelonës pas 120 mintuash dhe shkon në finalen e Superkupës (VIDEO)

Real Madrid është finalistja e parë e Superkupës së Spanjës. Skuadra e Carloi Acelottit arriti një fitore 3-2 ndaj Barcelonës, një duel që do të zgjidhej vetëm pas 120 minutash.

Ndeshja nisi më mirë për Los Blancos. Në minutën e 25-të, pas një kundërsulmi të shpejt, Vinicius Junior merr një pasim nga Benzema dhe me një qetësi vrastare e dërgon në fundin e rrjetës së ter Stegen. Kundërpërgjigja e Barcelonës do të vinte në fundin e fraksionit të parë. Pas një krosimi të Dembele nga krahu i majtë, Militao tenton të largojë topin por Luuk de Jong është në vendin dhe në kohën e duhur për ta devijuar topin në kuadratin e portierit Courtois që u befasua.

Fraksioni i dytë do të ishte i ngjashëm me të parin. Në minutën e 72-të Benzema arriti që të tregojë aftësitë e tij vrastare brenda zonës pas një këmbëngulje të gjatë të tij duke rikthyer Realin në avantazh. 7 minuta nga fundi, Ansu Fati është në kohën dhe në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë duke e dërguar ndeshjen në kohën shtesë.

Në fillimin e shtesës së parë me një kundërsulm shumë të shpejt, Rodrygo shërben në zonë për Valverden që e ka të thjeshtë për ta dërguar në kuadrat. Reali tashmë është në pritje të fituesit të duelit Bilbao-Atletico Madrid që do ta sfidojë në finale. 

x