Reali Madridi superior, vlen 160 milionë euro më shumë se Barcelona

12.01.2022 17:08

Reali Madridi superior, vlen 160 milionë euro më shumë se Barcelona

Real Madrid është superior në të gjitha aspektet ndaj Barcelonës këtë sezon. Skuadra madrilene ka plotë 17 pikë më shumë ë renditje në kampionat, ndërkohë që ka edhe një vlerë më ta madhe në treg.

Lojtarët e Real Madridit vlerësohen me 780 milionë euro, duke e krahasuar me 620 milionë euro që vlen Barcelona. Sipas “transfermarkt”, Vinicius ka vlerën më të lart 100 milion euro, ndërkohë që prapa tij ndodhen Courtois dhe Valverde me 65 milionë euro secili. Barcelona  ndërkohë bëri një goditje të rëndësishme duke afruar Ferran Torres, i cili ka një vlerë prej 45 milionë eurosh.

Te skuadra e Xavit futbollisti më i vlefshëm është Pedri me 80 milionë euro, i ndjekur nga De Jong (70mln euro) dhe Ansu Fati (60mln euro). Sezoni i fundit kur Reali ka qenë më lart se Barcelona në vlerën e ekipeve ka qenë 2016-17, nën drejtimin e Zidane kur fitoi kampionatin dhe Championsin.

x