Reali shokon në “frymën e fundit” Interin, Liverpooli shumë i fortë për Milanin (VIDEO)

15.09.2021 23:15

Reali shokon në “frymën e fundit” Interin, Liverpooli shumë i fortë për Milanin (VIDEO)

Mbrëmje spektakolare dhe emocionuese në Champions League, ku nuk kanë munguar as rezultatet surprizuese. Real Madridi rrëmbeu një fitore në “frymën e fundit” ndaj zikaltërve.

Raste të shumta në të dyja portat por Courtois dhe Handanovic ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë. Kur dukej se gjithçka do të shkonte drejt barazimit Rodrygo përfiton nga përgjumja e mbrojtjes për ta dërguar topin në rrjetë.

Reziston Interi, por jo Milani që është mundur 3-2 në “Anfield nga Liverpooli. Ishte një duel i bukur që do të dominohej për pjesën më të madhe të lojës nga vendasit. Arnold u ndihmua nga një devijim i Tomorit në minutën e 9-të, por Milani përmbysi gjithçka me Rebic dhe Diaz në fundin e pjesës së parë. Liverpooli u kundërpërgjigj në fraksionin e dytë me Salah dhe një super gol të Henderson duke marrë 3 pikë më shumë vlerë.

Surpriza e mbrëmjes mund të cilësohet ndalesa e yjeve të PSG në transfertën ndaj Clubbe Brugge. As prania e Messit, Neymar dhe MBappe nuk mjaftoi për ekipin e Pochettinos për të marrë 3 pikë. Herrera shënoi për parisienët, ndërkohë që Vanaken barazoi për vendasit. City dhuroi spektakël duke triumfuar thellë 6-3 ndaj Leipzig.

x