Revolucion në mesfushë te Juventusi, hidhet në sulm për yllin e Napolit

22.06.2022 22:33

Revolucion në mesfushë te Juventusi, hidhet në sulm për yllin e Napolit

Juventus pritet të bëjë një revolucion të vertetë në mesfushë gjatë kësaj vere. Së fundmi Adrien Rabiot ka kërkuar të largohet nga “Zonja e Vjetër”. Oferta për të ka pasur nga Anglia, ndërsa së fundmi ka dalë në dritë edhe mundësia e një rikthimi në Francë te PSG.

Nëse largimi i Rabiot ndodh, te Juventusi kërkojnë ta zëvendësojnë me një mesfushor që e njeh mjaft mirë Serie A. Bëhet fjalë për yllin e Napolit, Fabian Ruiz.

Bardhezinjtë kanë shprehur interesin e tyre për mesfushorin spanjoll dhe shumë shpejt pritet bëjnë dhe një ofertë. Gjithashtu bardhezinjtë po presin edhe përgjigjen përfundimtare nga Angel Di Maria, ndërkohë që për Paul Pogba është çështje kohe zyrtarizimi.

x