Rezultuan pozitivë, Brandt dhe Meunier nuk ishin të vaksinuar

05.08.2021 14:17

Rezultuan pozitivë, Brandt dhe Meunier nuk ishin të vaksinuar

Thomas Meunier dhe Julian Brandt kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.

 
Futbollistët e Borussia Dormundit, Julian Brandt dhe Thomas Meunier kishin rezultuar pozitivë para dy ditësh në kampin stërvitor pas testimit me metodën PCR.

Mirëpo, dyshja ishin të pa vaksinuar pavarësisht se shumica e lojtarëve të Dortmundit ishin vaksinuar gjatë Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Lojtarët tani iu janë nënshtruar protokolleve kundër COVID-19 dhe duhet të karantinohen për 14 ditë. Rrezik për shpërthimin e virusit tek Dormundi nuk ka, pasi me ta ka pasur kontakt vetëm një anëtar i stafit dhe ai është vetizoluar.

Sidoqoftë, Borussia Dortmund nuk ka treguar emrat e lojtarëve të cilët kanë përfunduar vaksinimin e plotë.

x