Rikthehen “ethet” e Champions League, vëmendja në Londër

23.11.2021 15:04

Rikthehen “ethet” e Champions League, vëmendja në Londër

Sonte dhe nesër do të zhvillohet java e pestë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, që do të jetë përcaktuese për fatin e shumë ekipeve këtë edicion në garën më prestigjioze evropiane.

Dy ndeshje do të jenë nga ora 18:45, teksa gjashtë të tjera nisin nga ora 21:00.

Dynamo Kyiv – Bayern Munich dhe Villareal – Manchester United janë dy sfidat e orës 18:45.

Ndërkohë nga ora 21:00 dueli që merr vëmendjen kryesore është ai mes Chelseat dhe Juventusit që luhet në “Stamford Bridge” në Londër.

 

x