Roca: Nuk jam frikacak, luaj shanset e mia te Bayerni i Mynihut

13.09.2021 21:52

Roca: Nuk jam frikacak, luaj shanset e mia te Bayerni i Mynihut

Mesfushori i talentuar spanjoll, Marc Roca firmosi vjeshtën e kaluar me Bayernin e Mynhut, po që atëherë dëmtimet e shpeshta e kanë lënë mbrapa në hierarki dhe ka zbritur në fushë vetëm në 6 ndeshje.

Pavarësisht zërave për t’u larguar në huazim, 24-vjeçari u shpreh se do të qëndrojë gjatë në Mynih dhe do të provojë të bëjë atë që të gjithë presin prej tij, duke vënë në dukje faktin që ka më pak se një vit në “Allianz Arena”.

“Nuk kam ndërmend të largohem, pasi po punoj mirë dhe e kam të qartë objektivin tim. Kam më pak se një vit këtu dhe jam i bindur që do të përmirësoj pozitat e mia në hierarki. Do të isha frikacak, nëse do të largohesha në këto momente”, deklaroi Roca.

x