Ronaldinho rrezikon që të kthehet sërish në burg

24.11.2021 19:03

Ronaldinho rrezikon që të kthehet sërish në burg

Ish-futbollisti i Barcelonës, Ronaldinho, sipas “Diario do Nordeste” dhe “Extra”, është thirrur nga drejtësia braziliane për të paguar detyrimet ndaj ish-bashkëshortes së tij, Priscilla Coelho.

Gjykata e Rio De Zhaneiros e ka thirrur në 11 nëntor, por nuk ka marrë përgjigje nga Ronaldinho. Tashmë, data e radhës është 11 dhjetori, që është edhe data e fundit kur braziliani duhet të shlyejë detyrimin.

Nëse nuk e bën këtë gjë, Ronaldinho rrezikon që të kthehet në burg. Ish-ylli i Brazilit kaloi një muaj në burg, vitin e kaluar, për falsifikim pasaporte kur ka hyrë në Paraguai. Ronaldinho pagoi 1,6 milionë dollar garanci për të ndryshuar masën e sigurisë në arrest në shtëpi.

x