“Ronaldo do kurorëzohet si më i miri i të gjitha kohërave, para Messit”

11.10.2021 15:31

“Ronaldo do kurorëzohet si më i miri i të gjitha kohërave, para Messit”

Robbie Savage ka dhënë mendimin personal për debatin e dekadës, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.

Të dy lojtarët janë bërë me skuadër të re me Messin që kaloi te PSG nga Barcelona dhe Ronaldon që u rikthye te Manchester United nga Juventus.

Messi ka fituar gjashtë herë Topin e Artë, derisa Ronaldo pesë dhe nuk është çudi që të dy lojtarët ishin në listën e të nominuarëve edhe për këtë vit.

Por, ish mesfushori Savage beson që portugezi do shpallet më i miri i të gjitha kohërave para argjentinasit.

“Mendoj se këtë sezon Ronaldo do shpallet më i miri i të gjitha kohërave”.

“Messi nisi me PSG, kishte disa lëndime dhe nuk ishte fillimi më i mirë. Do thosha sepse Ronaldo e ka bërë në Spanjë, e ka nisur në Portugali, erdhi në Premierligë, Itali dhe tani në moshën 36-vjeçare sërish në Premierligë”.

“Mendoj se dy lojtarët më të mirë në histori këtë sezon do vendoset, Ronaldo në Premierligë duke shënuar 20 gola dhe Messi që është duke vuajtur në Ligue 1, do thosha se Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave.

Për momentin, Ronaldo ka shënuar pesë gola për Man United në të gjitha garat, derisa Messi regjistroi vetëm një.

x