Ronaldo kërkon të thyejë tjetër rekord në Champions, atë të Casillas

14.09.2021 16:13

Ronaldo kërkon të thyejë tjetër rekord në Champions, atë të Casillas

Cristiano Ronaldo njihet ndryshe edhe si njeriu Champions. Ylli portugez ka një numër të madh rekordesh në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, por shumë shpejt do të thyejë edhe një tjetër.

Ndeshja e fundit me Manchester United për portugezin ishte më 27 maj 2009 në Romë, në finalen kundër Barcelonës, ku Guardiola dhe Messi do ta mundnin. Sonte në mbrëmje ai do të sfidojë ekipin e Young Boys. Cristiano Ronaldo ka ngritur 5 Champions deri më tani 4 me Realin dhe një me United. Ai është golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 134 gola.

Synimi i radhës është që të barazojë dhe më pas të thyejë rekordin e Iker Casillas. Ish-portieri ka luajtur 177 ndeshje në Champions, ndërkohë që portugezi ka deri më tani 176. Sonte do ta barazojë, ndërkohë që shumë shpejt dhe do ta thyejë. CR7 duket i pandalshëm në kompeticionin e Ligës së Kampionëve.

Lojtarët me më shumë ndeshje në Champions League

177 Iker Casillas, SPA

176 Cristiano Ronaldo, POR

151 Xavi Hernandez, SPA

149 Lionel Messi, ARGJ

142 Raúl González, SPA

141 Ryan Giggs, UELL

130 Karim Benzema, FRA

130 Andrés Iniesta, SPA

129 Sergio Ramos, SPA

125 Clarence Seedorf, Hol

x