Ronaldo: Nuk jam kthyer në Man United për vendin e gjashtë

13.01.2022 20:38

Ronaldo: Nuk jam kthyer në Man United për vendin e gjashtë

Ronaldo do më shumë nga Man United, është kthyer për gjëra të mëdha, për të fituar trofe para se t’i varë atletet.

Cristiano Ronaldo nuk është duke kaluar momente të mira te Manchester United.

Djajtë e Kuq momentalisht nuk janë skuadër serioze për titull dhe kjo s’po i pëlqen 36-vjeçarit që thotë se është kthyer në Angli për trofe.

Ai kërkon që i gjithë ekipi të reagojë dhe të punojë për të ndryshuar situatën në pjesën e dytë të sezonit.

“Ata (shokët e skuadrës, klubi) nuk duan të përfundojnë në vendin e gjashtë dhe unë gjithashtu nuk jam rikthyer për të zënë vendin e gjashtë. Unë kam ardhur këtu për të fituar dhe dua ta bëj këtë gjë”, u shpreh CR7.

Situata në klub sipas tij është për shkak të ndryshimeve të shumta në stolin e United.

“Së pari Solskjaer, pastaj Carrick dhe tani Rangnick. Kur ndryshon kaq shumë trajner është gjithmonë shumë e vështirë. Me Rangnick ne jemi përmirësuar në disa aspekte por na duhet kohë që ai të bëjë më mirë”.

Ronaldo ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar tri asiste në 22 paraqitje këtë edicion për Unitedin.

x