Sadio Mane firmos deri në vitin 2025 me Bayernin: Jam shumë i lumtur!

22.06.2022 16:33

Sadio Mane firmos deri në vitin 2025 me Bayernin: Jam shumë i lumtur!

Sadio Mane është lojtari më i ri i Bayernit, teksa sot ka firmosur një kontratë deri në vitin 2025. Sulmuesi senegalez është shfaqur i lumtur pasi firmosur, duke e cilësuar si një sfidë të bukur.

“Jam shumë i lumtur që më në fund jam këtu. Folëm gjatë me drejtuesit dhe nuk pata dyshime. Është koha e duhur për këtë sfidë të re. Dua të fitoj shumë me këtë klub, edhe në Europë. Më pëlqen shumë ky klub”, tha senegalezi.

Bayerni pagoi 40 milionë euro për sulmuesin, ndërsa do t’i paguajë lojtarit 13 milionë euro në sezon. Mane luajti 269 ndeshje me Liverpool, duke shënuar 120 gola. Me skuadrën angleze ai fitoi titullin kampion në vitin 2020 dhe Champions League në vitin 2019.

x