Sassuolo shokon Milanin, e përmbys në fund me dy gola të Raspadorit (VIDEO)

21.04.2021 21:55

Sassuolo shokon Milanin, e përmbys në fund me dy gola të Raspadorit (VIDEO)

Sassuolo ka shkaktuar një surprizë të madhe në javën e 32-të, duke mundur me përmbysje 2-1 Milanin. Kuqezinjtë në fakt kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të me një gol të bukur të shënuar nga Calhanoglu.

Skuadra e Piolit kishte lojën nën kontrollë, por 15 minuta nga fundi, Raspadori përfitoi nga një gabim i mbrojtjes duke shënuar golin e barazimit. Sulmuesi i talentuar, vetëm 21-vjeçar, në minutën e 83-të dhuron spektakël brenda zonë dhe më pas e dërgon topin në cepin e portës, atje ku Donnarumma, nuk ka asnjë mundësi reagimi. 

x