Sherri me drejtuesin e Interit, Bonucci shpëton vetëm me një gjobë

13.01.2022 17:48

Sherri me drejtuesin e Interit, Bonucci shpëton vetëm me një gjobë

Prokurori federal mori në konsideratë si provë sjelljen e Leonardo Bonuccit gjatë minutave finale të Superkupës së Italisë. Mbrojtësi i Juventusit patinjë zënkë me zyrtarin e Interit, Cristiano Mozzillo, gjykatësi sportiv vendosi që të dënojë lojtarin bardhezi me një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Gjykatësi Mastrandrea ka ndëshkuar Bonuccin “sepse në minutën e 16-të të pjesës së dytë shtesë, ishte protagonist i një zënke me drejtuesit e skuadrës kundërshtare, informacioni erdhi nga një bashkëpunëtor i prokurorisë federale”.

x