“Shpërthen” Lukaku: Nuk lejoj askënd të flasë në emrin tim për të ardhmen!

13.05.2022 18:56

“Shpërthen” Lukaku: Nuk lejoj askënd të flasë në emrin tim për të ardhmen!

Romelu Lukaku, ka vendosur që t’u mbyllë gojën të gjithëve që flasin për të ardhmen e tij. Mediat në Angli prej javësh shkruajnë për një largim të mundshëm nga Chelsea në fund të sezonit, por ky nxitim nuk i ka pëlqyer sulmuesit belg.

“Nuk lejoj asnjë që të flasë për mua. Kam mbajtur gojën mbyllur dhe jam përqendruar për të ndihmuar ekipin që ta mbyllë në mënyrën më të mirë sezonin. Kështu që nëse ndokush nga jashtë nëse thotë diçka për mua apo klubin, mos e bëjë në emrin tim”, shkruan Lukaku në një reagim në Instagram.

Pas shkëlqimit tek Interi nën drejtimin e Contes, sezoni te Blutë e Londrës ishte për t’u harruar për bomberin që ka luajtur dhe ka shënuar pak gola.

x