Sot fillon Superliga e Kosovës në basketboll

14.09.2021 08:30

Sot fillon Superliga e Kosovës në basketboll

Sot nis edicioni i ri në basketbollin kosovar.

Pas afër katër muajsh pushim, sot rikthehen në aksion ekipet e basketbollit në Kosovë.

Tetë skuadra të përforcuara nisin sezonin e ri me objektivat e tyre, ndërsa shumë skuadra pritet të luftojnë për titullin kampion.

Ndeshja hapëse zhvillohet mes Dritës dhe Prishtinës sonte nga ora 19:00.

Nesër luhen dy përballje interesante fillimisht nga ora 17:00 Trepça e pret në shtëpi Golden Eagle Yllin, ndërsa në ora 19:00 Prizreni 16 ndeshet me Rahovecin.

Ndeshja e fundit në program për xhiron e parë është ajo mes Pejës dhe Bashkimit që zhvillohet të enjten nga ora 19:00.

Kampion në fuqi është Golden Eagle Ylli që mposhti në finale Pejën edicionin e kaluar.

x