Superliga kthehet me tre sfida, vëmendja në Gjilan

15.09.2021 08:09

Superliga kthehet me tre sfida, vëmendja në Gjilan

Sot (e mërkurë) do të zhvillohet xhiro e katërt e Superligës së Kosovës.

Në orar janë të parapara tre ndeshje interesante.

Vëmendja kryesore është te derbi në Gjilan mes dy rivalëve për titull, Dritës dhe Ballkanit.

Sfidë tjetër që ja vlen të shikohet është mes Llapit dhe Malishevës, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Kurse, Feronikeli pas fitores së parë do i bëj ‘konak’ Dukagjinit në Drenas.

Të gjitha takimet nisin në ora 16:00.

x