Surpriza e madhe e verës, Neymar mund të transferohet te Juventusi

22.06.2022 16:34

Surpriza e madhe e verës, Neymar mund të transferohet te Juventusi

Neymar mund të jetë një goditje e madhe për Juventusin. Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja, teksa gazeta katalanase “Sport” raporton se sulmuesi i Paris Saint-Germain është një opsion për bardhezinjtë, i kërkuar veçanërisht nga Allegri.

Problemi më i madh është paga e brazilianit. Deklaratat e presidentit Al Khelaifi mund të jenë një paralajmërim se Neymar mund të lihet i lirë. Gjithsesi paga prej 48 milionë eurosh që përfiton aktualisht te PSG, është një pengesë që vështirë se do të kalohet nga klubi torinez.

Braziliani ka edhe një vit kontratë të mbetur, por konfirmimi i Mbappe-s mund të bëjë që skuadra franceze të mendojë një lamtumirë të tij gjatë verës.

x