Tetë ndeshje të fazës së grupeve zhvillohen sot në Ligën e Kampionëve: Vëmendja te Inter-Real Madrid dhe Liverpool-Milan

15.09.2021 08:10

Tetë ndeshje të fazës së grupeve zhvillohen sot në Ligën e Kampionëve: Vëmendja te Inter-Real Madrid dhe Liverpool-Milan

Liga e Kampionëve rikthehet sot me tetë ndeshje të tjera të fazës së grupeve.

Ditë e martë përfunduar tetë ndeshjet e para të fazës së grupeve, duke pasur mjaft befasi, derisa sot (e mërkure) zhvillohen edhe tetë të tjera.

Takimi më interesant do të jetë ai në mes Interit dhe Real Madridit, po ashtu edhe rikthimi i Milanit në garën më të madhe për klube në Evropë, ku i shkon Liverpoolit.

Që të dy këto takime do të luhen nga ora 21:00, e që në këtë orar janë edhe sfida në mes të Atletico Madridit e Portos, Paris Saint-Germain që i shkon Club Brugges, Manchester City si nikoqir i Rasneball Sport Leipzig dhe Sportingu me Ajaxin.

Para ndeshjeve të orës 21:00, fazën e hapëse të grupeve për ditën e sotme e fillojnë Dortmundi si mysafir i Besiktasit dhe ajo në ms të Sheriff Tiraspol e Shkakhtar Donetskut.

x