Theo, djali i tretë i Zidanes paraqitet me ekipin e parë te Real Madrid

17.02.2021 13:49

Theo, djali i tretë i Zidanes paraqitet me ekipin e parë te Real Madrid

Theo Zidane, djali i tretë i Zinedine Zidane ka ndjekur hapat e Enzo dhe Luca dhe tani e di si është të stërvitet me ekipin e parë.

Shkaku i lëndimeve të lojtarëve kryesorë, Zizou ishte i detyruar të ftonte disa lojtarë të rinj, e ndër ta ishte edhe djali i tij, Theo, përcjellë lajmi.net.

18-vjeçari është ndër më premtuesit të ekipi i të rinjve dhe sipas raportimeve të media spanjolle, është edhe më i mirë se Enzo, lojtar që ka arritur të jetë në futbollin elitar Evropian.

Gjatë stërvitjes thuhet se lojtarët e ekipit të parë të Realit janë mbetur të befasuar duke parë gjatësinë e Theos, ngase nuk e kanë parë nga afër.

Theo për Castillan në dy sezonet e fundit kanë zhvilluar 33 minuta, derisa është pjesë e Kombëtares së Francës në kategoritë e ulëta.

x