Tudor ankohet për trajtimin e Pirlos dhe “i shkel syrin” Veronës

02.06.2021 22:51

Tudor ankohet për trajtimin e Pirlos dhe “i shkel syrin” Veronës

U rikthye te Juventusi si ndihmës i Andrea Pirlos dhe u largua nga Torino bashkë me të, megjithatë Igor Tudor nuk e ka kapërdirë aspak mirë jo vetëm vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit, por edhe trajtimin nga ish trajneri i bardhezinjve.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ish mbrojtësi kroat u shpreh se pavarësisht një viti të vështirë, Juventus ia doli të fitojë dy trofe dhe të sigurojë një vend në zonën Champions, ndërsa për Pirlon u shpreh se nuk e kishte trajtuar në mënyrën e duhur.

“Pirlos drejtuesit i ofruan një listë me 5-6 ish futbollistë të klubit dhe ai më zgjodhi mua për ndihmës, Baronion që e kishte shumë mik dhe një tjetër që ishte analist ndeshjes. Të treve ne na vuri në pozita të njëjta, gjë që unë nuk e meritoja, pasi isha trajner. Megjithatë mendoj se shkarkimi nuk ishte vendim i drejtë, pasi ne fituam dy trofe dhe siguruam zonën Champions në një sezon të vështirë”, u shpreh kroati.

Tani Igor Tudor është gati të rikthehet dhe të bëjë trajnerin e parë, profesion që e ka ushtruar disa kohë më parë edhe te Udinese, teksa për të ardhmen pranon se e josh ideja për t’u ulur në pankinën e Veronës.

“Në të ardhmen dua të vazhdoj të bëj trajnerin dhe Sassuolo është një ambient mjaft i mirë, por unë mund ta quaj një cikël të mbyllur tashmë, më josh ideja për të drejtuar Veronën, pasi punohet qetë dhe tashmë Juriç ka vënë shumë gjëra në rrugën e duhur”, tha Tudor.

x