Unitedi triumfon ndaj Villarrealit dhe kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

23.11.2021 20:22

Unitedi triumfon ndaj Villarrealit dhe kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Manchester Unitedi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Villarrealit (2-0) në ndeshjen e raundit të pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve dhe është kualifikuar në të tetën e finales.

Minutat e para ishin më të mira për ekipin nikoqir që rrezikoi përmes, Moi Gomez e Yeremi Pino, ndërsa më pas David de Gea bëri një pritje vendimtare në goditjen e Manu Trigueros.

Pas presionit të Nëndetëses së Verdhë në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq i rikthyen gjërat në favor të vetin duke e zhbllokuar rezultatin.

Dhe ishte superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, që përfitoi nga një gabim i vendasve dhe dalja e portierit Geronimo Rulli, të cilin e paraboloi (78’).

Pas një tjetër mundësie të 36-vjeçarit për të shënuar, erdhi një reagim fantastik i Jadon Sanchos, i cili me një goditje të pandalshme e vulosi fitoren…

x