Van de Beek i ofrohet Newcastlet dhe Dortmundit

13.01.2022 14:48

Van de Beek i ofrohet Newcastlet dhe Dortmundit

Mesfushori holandez i Manchester Unitedit, Donny van de Beek, po i ofrohet klubeve të ndryshme, pasi nuk po gjen hapësira te klubi anglez.

Van de Beek, një nënshkrim prej 40 milionë funtesh apo rreth 50 milionë euro nga Ajaxi në vitin 2019, nuk ka arritur të fillojë asnjë ndeshje të vetme në Ligën Premier këtë sezon dhe e ardhmja e tij në Old Trafford duket e zymtë.

Holandezi ka qenë i kufizuar kryesisht në paraqitjet në kupa këtë sezon, duke luajtur për 18 minuta në fitoren 1-0 të Unitedit ndaj Aston Villa në raundin e tretë të FA Cup.

Trajneri i përkohshëm Rangnick vlerësoi performancën e tij dhe tha se skuadra “kontrolloi” lojën pas paraqitjes së tij – duke çuar në shpresat që lojtarit mund t’i jepen më shumë shanse për të bërë përshtypje nën drejtimin e gjermanit.

Por, largimi i tij nga Old Trafford duket i pashmangshëm dhe një pjesë e vogël e klubeve tashmë është pyetur për marrjen e Van de Beek në huazim.

Sipas Manchester Evening News, Van de Beek i është ofruar në formë huazimi klubit anglez, Neëcastle United dhe atij gjerman Borussia Dortmund.

x