Villarreal – Manchester United, formacionet zyrtare

23.11.2021 17:47

Villarreal – Manchester United, formacionet zyrtare

Manchester United e fillon epokën pas Ole Gunnar Solskjaer në ndeshjen e sotme të Champions League ndaj Villarreal, me Michael Carrick në stol.

Carrick do të mbikëqyrë punët e ekipit, ndërsa klubi do të kërkojë një shef të përkohshëm deri në fund të sezonit përpara se të lëvizë për një objektiv afatgjatë verën e ardhshme.

Villarreal e mirëpret sonte Manchester United në orën 18:45, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të zhvillohet në Estadio de la Ceramica – i njohur më mirë si El Madrigal – në Villarreal, Spanjë.

Këto janë formacionet zyrtare.

Villarreal: Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Pedraza; Parejo, Capoue, Coquelin; Pino, Dia, Danjuma.

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Telles; McTominay, Fred; Sancho, Van de Beek, Martial; Ronaldo .

x