Vinicius: Mes Realit dhe Barcelonës besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë

23.11.2021 16:19

Vinicius: Mes Realit dhe Barcelonës besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë

Vinicius Junior është duke rezultuar këtë sezon një nga më të mirët në radhët e Real Madrid. Në 13 takime të këtij sezoni, braziliani ia ka dalë të shënojë në tetë raste, rrjeta të cilat janë përkthyer në pikë të rëndësishme për Los Blancos. Ndërkohë, në një intervistë të fundit, sulmuesi është pyetur sërish për interesin e Barcelonës, ndërsa shton se ai ka bërë zgjedhjen e duhur me Real Madrid.

“Barcelona dhe Real Madrid më kanë kërkuar të dyja, por vendosa të luaja me madrilenët për projektin dhe për atë që bënë për mua. Mendoj se ishte projekti i duhur për mua, gjithnjë më ka pëlqyer Real Madrid. Më ka pëlqyer Cristiano Ronaldo dhe të gjithë lojtarët. Më duket se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe dua të vazhdoj këtu për shumë kohë.

Momenti më i keq në karrierë? “Me siguri dëmtimi në vitin 2019. Kur je i dëmtuar nuk mund të bësh asgjë, nuk punon dot për të ndihmuar ekipin. këtu te Real është momenti më i vështirë që kam kaluar, por asnjëherë nuk kam dyshuar tek vetja ime. Gjithnjë kam besuar se do të bëja gjëra të mëdha me fanellën e Real, e cila në fakt më ka dhënë shumë. Presidenti, lojtarët të gjithë më kanë mësuar diçka për të qëndruar këtu shumë kohë”, u shpreh Vinicius.

x