Vinicius zhbllokon El Clasicon, shpejtësi dhe saktësi nga braziliani

12.01.2022 20:41

Vinicius zhbllokon El Clasicon, shpejtësi dhe saktësi nga braziliani

Real Madridi ka kaluar në epërsi (1-0) ndaj Barcelonës në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.

Ndeshja nisi më mirë për mbretërit që ishin më të rrezikshëm dhe më të mirë në posedimin e topit.

Rrezikun e parë e shkaktoi Marco Asensio, që gjuajti bukur në minutën e 19-të, por goditja e tij shkoi pak mbi portë.

Goli erdhi në minutën e 25-të të ndeshjes, kur Karim Benzema asistoi bukur te Vinicius Junior i cili me shpejtësi futet në zonë, gjuan dhe shënon për 1-0.

x